Aplikacion
Parisi do të mirëpresë më 22 shtator 2025 një nga ngjarjet më prestigjioze të botës së futbollit, ceremoninë e Topit të Artë.
Edhe këtë vit, “Théâtre du Châtelet” do të jetë skena ku do të shpallet lojtari dhe lojtarja më e mirë e vitit.
Ndryshe nga vitet e kaluara, ceremonia do të mbahet më herët, ndërsa lista e kandidatëve është tashmë zyrtare dhe e mbushur me emra të njohur nga klubet më të mëdha evropiane.
Pas mungesës së Rodrit për shkak të një dëmtimi të rëndë, gara për Topin e Artë në kategorinë e meshkujve mbetet tërësisht e hapur. Emra si Ousmane Dembélé (PSG), Lamine Yamal (Barcelona), Mohamed Salah (Liverpool) dhe Jude Bellingham (Real Madrid) shihen si pretendentë të fortë.
Dembélé është ndoshta në avantazh, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me PSG-në, ku fitoi tripletën. Ndërkohë, Yamal ka mahnitur me paraqitjet e tij, edhe pse mosha e re dhe mungesa e sukseseve ndërkombëtare me klubin mund ta penalizojnë.
PSG është klubi më i përfaqësuar në këtë listë, ndërsa edhe emra si Vinícius Jr., Haaland, Pedri, Kane, Lewandowski e Florian Wirtz pritet të marrin vota të rëndësishme.
Te femrat, vëmendja është e përqendruar te Arsenal dhe Barcelona, që dominuan futbollin evropian edhe këtë sezon. Arsenal fitoi Ligën e Kampionëve dhe ka shumë përfaqësim në listë me emra si Alessia Russo, Leah Williamson, Emily Fox dhe Frida Maanum.
Nga ana tjetër, Barcelona rikthen në garë fitueset e mëparshme si Alexia Putellas, Aitana Bonmatí dhe Caroline Graham Hansen. Emra të tjerë të fortë si Barbra Banda, Pernille Harder dhe Temwa Chawinga garojnë gjithashtu për çmimin e madh./ Zoom.al
Tensione në tubimin para Kuvendit. Protestuesit heqin gardhin metalik, hedhin vezë e domate