zoom

Aktualitet

Plas sherri në Durrës! Plagoset me çifte 28-vjeçari, shpallet në kërkim autori (EMRAT)

Një plagosje me armë gjahu është shënuar mëngjesin e sotëm në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se një person me iniciale G.H ka plagposur me armë gjahu një 28-vjeçar me iniciale L.P. Plagosja ka ndodhur për motive të dobëta ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.

“Më datë 03.01.2023, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.