Aplikacion
E teksa aktorja e ofendoi moderatoren, kjo e fundit ka shkuar afër Eglës duke tentuar që t’ia largojë jastikun që ajo mbante në dorë.
“O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty”, iu drejtua Roza, ndërsa Graciano Tagani ndërhyri duke i thënë moderatores: “Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?”.
“O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, t’merri i mërzisë”, tha konkurrentja, teksa Egla duke u “tallur” i kërkoi moderatores që të shkojë te Julian Deda, sepse sipas saj ai ia mban “këngën”.
Pjesë nga debati:
Roza: A e kupton sa gojë e pistë je ti? O grua banale, o e pisët, si i thua ato fjalë? Turp për ty. Si i thua ato fjalë.
Graciano: Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?
Roza: Po i heq jastikun, s’po e prek me dorë.
Graciano: Po prek jastikun që ajo e ka në dorë.
Roza: Jam ok.
Egla: S’jam unë ok.
Roza: Grua banale. O e fëlliqur, që për të egzistuar në “Big Brother” lë nam, prek fundin.
Egla: Avullohu. Ik krisu.
Roza: O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, t’merri i merzisë. O banale femër.
Egla: Largohu.
Graciano: Shko te Romeo yt.
Egla: Shko te Juli yt se ai ta mban këngën.
Romeo: Juli të paktën nuk i nominon njerëzit e vet. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë