Aplikacion
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur pranë shatërvanit në qendër të qytetit, pas një sherri mes adoleshentëve.
Dy prej të rinjve të përshirë në konflikt janë goditur me thikë dhe janë dërguar në spital.
Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. / Zoom.al