Aplikacion
50-vjeçarja Suzana Mernica u plagos këtë të mërkurë gjatë të shtënave me armë zjarri në Fier, në Sulaj.
Ajo po udhëtonte me motor së bashku me të birin, kur Afrim dhe Ali Cimili, babë e bir, qëlluan me armë zjarri në drejtim të tyre.
Por Suzana Mernica, sipas burimeve, nuk është plagosur nga të shtënat, por nga rënia nga motori.
Autorët ishin me makinë dhe më pas u larguan nga vendngjarja. Policia është vënë në kërkim të tyre.
Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja nga dy armë, që dyshohet se mund të ketë pasur shkëmbim zjarri./ Zoom.al
Joshua fitoi duelin me KO në raundin e dytë, zbulohet shifra e majme që arkëtoi Kristian Prenga


