zoom

Aktualitet

Plagosi me automatik 47-vjeçarin në Theth, arrestohet pas dy muajsh në kërkim autori

Arrestohet nga policia autori i plagosjes së një 47-vjeçari, ngjarje e ndodhur në muajin shtator në Theth.

Në pranga ka rënë  Klisman Çuni, banues në Theth, i cili ishte në kërkim që prej plagosjes së 47-vjeçarit Gëzim Ndrezaj, ngjarje e ndodhur në Theth më 26 shtator të këtij viti.

Ndaj Çunit, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje e armëmbajtje pa leje”.