zoom

Aktualitet

Emri/ Plagoset me armë zjarri një 44-vjeçar në Vlorë, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Emri/ Plagoset me armë zjarri një 44-vjeçar në Vlorë, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në fshatin Sevaster, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është shtetasi Shpati Kamberaj, 44 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, ndërsa zona është rrethuar për të mundësuar kryerjen e veprimeve hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të përfshirë, si dhe për të përcaktuar motivet që çuan në këtë incident.

Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.