zoom

Aktualitet

Plagosën me armë zjarri 24-vjeçarin, shpallen në kërkim 4 autorët! Si është gjendja e të riut

Policia ka shpallur në kërkim 4 personat e dyshuar si autorë të plagosjes së të riut, Donald Grymshi.

Ngjarja ndodhi mesnatën e së premtes në lagjen “1 Maji” në Kuçovë.

Autorët janë identifikuar si Ledio Serdari, Arben Tabaku, Vasil Prendi.

Pas një konflikti dyshohet se kanë plagosur me armë zjarrin 24-vjeçarin nga Tirana.

I riu ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe pasi mori mjekimin e parë në spitalin rajonal të Beratit, u transportua tek Trauma.

Bluzat e bardha në Berat thanë se ai ka humbur shumë gjak dhe ndodhet në gjendje të rëndë.