zoom

Kinema & Netflix

“Pirates of the Caribbean” rikthehet me një film të ri, por pa Johnny Depp?

Një nga filmat më të njohur dhe ikonikë të industrisë së filmit, “Pirates of the Caribbean”, është gati të rikthehet me një film të ri, që tashmë ka nisur të krijohet.

Ky projekt i ri do të prezantojë një histori të freskët, me personazhe të rinj dhe një drejtim të krejtësisht ndryshe, por një mungesë e madhe është ajo e Johnny Depp, i cili është bërë i njohur për rolin e tij të dashur si “Captain Jack Sparrow” që nga filmi i parë i serisë, “The Curse of the Black Pearl” (2003).

Xhirimet e këtij filmi të ri pritet të fillojnë në fund të vitit 2025.

Lokacionet për xhirimet do të jenë përsëri në Shën Vincent dhe Grenadine, ku janë xhiruar edhe filmat e mëparshëm. Ndërsa shumë fansa shpresojnë që të rikthehen në aventurat e detit të personazheve të njohur, ky projekt i ri do të jetë një hap i ri për serinë, duke hapur mundësi për një kapitull të ri, pa praninë e legjendës Depp në rolin e tij të famshëm.

Kur flitet për “Pirates of the Caribbean” gjëja e parë që mendojmë dhe imagjinojmë është kapiteni karizmatik Jack Sparrow, personazhi i luajtur nga Johnny Depp i cili u bë një ikonë e kohës së tij dhe është ende aktual sot. A mund të mbijetojë një sagë kaq e lidhur me një aktor dhe personazh pa të?