Aplikacion
Sipas një raporti të siguruar nga Sky TV piloti foli për policinë gjatë të shtunës, para se të shkonte në prokurori, ku rrëfeu se e zgjoi Caroline nga gjumi dhe e mbyti atë.
Ai u shpreh se vuri një jastëk mbi fytyrën e gruas për ta paktën 5 minuta. Rrëfimi i autorit përputhet me të dhënat në orën e Carolines që regjistroi rrahjet e zemrës.
Për të treguar që grabitësit kishin marrë bizhuteritë dhe unazat e martesës ai i hodhi në një thes që ndodhej në garazhin e banesës. Pas ceremonisë së varrimit të së shoqes, ai i tërhoqi me një grep dhe i hodhi me një kosh plehrash.
Babis vari qenin për ta bërë ngjarjen të besueshme, hoqi kartën e regjistrimit nga kamerat e sigurisë dhe me dorezat e motorit të tij fshiu gjurmët e gishtërinjve për të zhdukur provat.