zoom

Politikë

Petro Koçi dhe Agron Duka përplasen live për Fredi Belerin

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi u shpreh sot se Partia Socialiste nuk bëri fushatë në Himarë, duke besuar se do ta fitonte.

Kurse, Agron Duka, kreu i PAA-së, tha se kryeministrit përdori gjuhë bullizimi ndaj Belerit gjatë fushatës. debati u zhvillua në “News 24”.

Pjesë nga debati:

Koçi: Qasja greke për çështjen Beleri është e ekzagjeruar dhe kompromentuese. Sigurisht është ka një lloj interesi për pakicën por vetë Beleri e cenon imazhin e Greqisë pasi ndikon në moralin mes popujve. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë kanë qenë të shkëqlyera dhe nuk mendoj se ishte e nevojshme për të ndezur një sherr komplet artificial. Nga ana tjetër, përcaktimi i Belerit si kandidat është tejet komprometuese. Është një tradhti ndaj interesave shqiptare. Me sa di është edhe i dënuar për poshtërim të simboleve të Republikës sonë.

Duka: Kjo të bën të dyshosh që edhe arrestimi i tij ka qenë i paramenduar, por duhet t’ia lëmë drejtësisë. Ka ligje ku të gjithë kandidatët shoshiten si është ligji i dekriminalizimit. PS ka bërë krushqi të shumta me rekorde kriminale që janë bërë edhe deputetë dhe kryetar bashkish dhe më pas janë larguar po nga ky ligj. Për sitëm morale ka shumë.

Koçi: Pse qe ai rezulton në Himarë? Sepse PS nuk bëri fushatë fare në Himarë. Flas si njëri nga faktorët. Sepse e kanë menduar se është e fituar.

Duka: Boll pushtet kishin dhe e kanë menduar të fituar. Rama ndoqi një fushatë bullizimi. Nuk ka pse të tallet me të. /ZOOM.AL/