Protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të bashkisë, atje ku opozita proteston që prej orës 11:00, duke shkaktuar tym edhe flakë te dera hyrëse.
Nga hedhja e molotovit është shkaktuar zjarr i madh në hyrje të bashkisë. I gjithë ky incident ka folur teksa në podium fliste ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi.
Ai tha se aksioni që kanë nisur nuk do të ndalet, derisa siç u shpreh ai të largojnë kryetarin e bashkisë. Teksa komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS, Këlliçi u shpreh se “sot ai dha OK për arrestimin e zyrtarëve”.
“Ne këtë aksion nuk e ndalim, por deri në fund do largojmë Erion Veliajn. I premtojmë qytetarëve që kjo betejë nuk fitohet me largimin e Veliajt, por kur Edi Rama do të largohet nga zyra e tij. Nuk mjafton që Rama të japë OK, sic tha sot që të arrestohen zyrtarë dhe ai të mbretërojë i qetë, por ne do duhet ti japim atë që meriton kësaj bande që është në krye të qeverisë që në 10 vite e ka boshatisur Shqipërinë”, tha Kelliçi.
Ndërkohë, policia ka bërë thirrje me megafon që protestuesit të ndalin hedhjen e molotovit. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram