zoom

Politikë

Përse Genc Pollo nuk do të kandidojë si deputet i PD-së

Genc Pollo ka vendosur të mos kandidojë për deputet në listat e Partisë Demokratike, sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit. Lajmi është bërë me dijeni nga vetë ai, përmes një njoftimi në Facebook.

“Të dashur miq!

Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme.

Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm. GP”, shkruan Pollo.
Krahas tij numërohen edhe 10 ish-deputetë të tjerë të PD-së, të cilët nuk do të jenë pjesë e rikandidimit: Romeo Gurakuqi, Lorenc Luka, Halim Kosova, Xhemal Gjunkshi, Florion Mima, Endri Hasa, Luciano Boci, Hekuran Hoxhalli, Klevis Balliu, Andon Frrokaj.