zoom

Politikë

Përplasje mes Edmond Spahos dhe përfaqësuesve të PS-së në qendrën e votimit në Maliq: Më shtynë

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho është përplasur me përfaqësuesit e PS-së në qendrën e votimit në Zvezde.

Spaho ka deklaruar se tentoi të kontaktojë me komisionerin e opozitës, por se kanë lënë të futet në sallë duke e shtyrë për ta nxjerrë jashtë.

Ai u shpreh se përfaqësues të PS kanë intimiduar qytetarët ndërkohë që ka njoftuar edhe policinë në lidhje me këto shkelje.

Ndërsa kryebashkiaku i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu ka denoncuar deputetin Spaho për dhunë në qendrën e votimit në Zvezde.