zoom

In Zoom

Përplasje frontale Meta-Kim/ Presidenti: E njëanshme. Deklarara e saj, e turpshme! Ambasadorja: Do të mbash përgjegjësi!

Një përplasje e paprecedent ndodhi këtë mbrëmje mes presidentit të Republikës Ilir Meta dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Presidenti Meta e ka sulmuar për herë të parë hapur diplomaten, një sulm që kulmon marrëdhëniet e tendosura që kanë ekzistuar prej kohësh mes tyre.
Teksa ishte në emisionin Cim Peka Live, ne Syri Tv, kreu i shtetit tha se ambsadorja i kishte dërguar një mesazh në telefon, ku i kërkonte të mos pëmendte “sfurqet”, mesazh ky pasi Meta u kishte bërë disa herë thirrje qytetarëve t’i mprihnin ato kundër atyre që do t’u vidhnin votat.

Presidenti Meta: Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me cfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen.

Presidenti nuk e tregoi përmbajtjen e mesazhit, por zbuloi një tjetër bisedë me ambasadoren.

Presidenti Meta: Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtet me Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

Ambasadorja reagoi në Twitter duke e quajtur deklaratën e Metës të papranueshme dhe duke e paralajmëruar se ata që nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e tyre.


Por presidenti vijoi me replikat, duke e quajtur reagimin e saj të njëanshëm dhe ndërhyrje në punët e brendshme.

 Presidenti Meta: E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme.

Kjo e sotmja është përplasja e parë dhe më e rëndë mes një drejtuesi të shtetit shqiptar dhe një ambasadori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Presidenti Meta ka pasur rezerva më parë edhe me paraardhësin e zonjës Kim, ambasadorin Donald Lu, të cilin gjithashtu e ka akuzuar si të njëanshëm. Ndërsa ish -ambasadorin e OSBE, Borchard ai e shpalli non grata në Presidencë. /Zoom.al