E martë, 21 Mars, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

Përplasja “live”! Berisha: Po je burrë, hajde 5 minuta…! Rama: S’meritoni përgjigje

03/02/2023
in Aktualitet
0
Përplasja “live”! Berisha: Po je burrë, hajde 5 minuta…! Rama: S’meritoni përgjigje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa në fokus të Sali Berishës është vetëm çështja McGonigal, ish kryeministri që kërkon vazhdimisht shpjegim nga Edi Rama, e ka ftuar publikisht që të përballen ‘live’. Nga një studio televizive, u duk sikur po e sfidonte duke i thënë që ‘të bëhet burrë’ e të përballet me të ose me Luçiano Boçin. Por kreu i qeverisë, i cili mungoi në seancën e sotme plenare dhe interpelancën ia delegoi ministres Elisa Spiropali, nga një tjetër studio u shpreh qartë se opozita nuk meriton asnjë përgjigje prej tij. Kryeministri Edi Rama tha se ka rënë shpesh në nivelin e tyre ndaj nuk do të përsërisë të njëjtat debate.

“Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu të tregoj sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio”, u shpreh Berisha nga Tv Klan.

“Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik. Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asnjë për ata”, tha kreu i qeverisë nga zyra e kryeministrisë në një intervistë për Top Channel.

Kjo mund të konsiderohet një përplasje ‘live’ mes tyre duke qenë se në Kuvend nuk ishte asnjëri. Rama zgjodhi të mos merrte pjesë ndërsa Berisha është përjashtuar për 10 ditë për shkak të kaosit që shkaktoi në seancën e shkuar.
Dosja e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal është kthyer në ‘mollë sherri’ mes opozitës dhe maxhorancës. Demokratët duket se janë bashkuar pasi me të njëjtat argumente kërkojnë shpjegim nga kryeministri Edi Rama për takimin me ish-zyrtarin e FBI-së, në praninë e Agron Nezës, person i cili akuzohet se i ka dhënë McGonigal 225 mijë euro dhe nuk i ka deklaruar.
Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: Edi RamSali Berisha

Related Posts

  • "New York Times": McGonigal punoi për llogari të Edi Ramës (shkrimi i plotë)
ShareTweetSend

Të lidhura

Sali Berisha uron Stresin për fitoren në “Big Brother Kosova”
Lifestyle

Sali Berisha uron Stresin për fitoren në “Big Brother Kosova”

20/03/2023
“Sharlatan”, ish-deputeti i PS kundër Ramës për kreun e ri të SHISH: Presidenti të mos e dekretojë
Aktualitet

“Sharlatan”, ish-deputeti i PS kundër Ramës për kreun e ri të SHISH: Presidenti të mos e dekretojë

18/03/2023
Berisha tregon njohjen me Azem Hajdarin: I tha diktatorit se kemi dalë në betejë për fatet e kombit
Politikë

Berisha tregon njohjen me Azem Hajdarin: I tha diktatorit se kemi dalë në betejë për fatet e kombit

11/03/2023
PD e Berishës, jashtë zgjedhjeve? Celibashi: Të drejtën e ka Lulzim Basha
Politikë

PD e Berishës, jashtë zgjedhjeve? Celibashi: Të drejtën e ka Lulzim Basha

09/03/2023
Nis mbledhja e KQZ, dy grupet në PD kërkojnë regjistrimin në zgjedhje
Politikë

Nis mbledhja e KQZ, dy grupet në PD kërkojnë regjistrimin në zgjedhje

09/03/2023
E FUNDIT/ Taulant Balla shkon në SPAK, ky është mesazhi që dha për Sali Berishën
Politikë

E FUNDIT/ Taulant Balla shkon në SPAK, ky është mesazhi që dha për Sali Berishën

03/03/2023
Lajm i rradhës
Benzema bën “kamarierin”, Real Madrid rigjen buzëqeshjen në La Liga | VIDEO

Benzema bën “kamarierin”, Real Madrid rigjen buzëqeshjen në La Liga | VIDEO






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

1 i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë

21/03/2023
Aktualitet

“Hezitimi do t’ju kushtojë shtrenjtë”, horoskopi për ditën e sotme

21/03/2023
Sport

VIDEO | Roshi protagonist në fitoren e Sakaryaspor, gol dhe asist

21/03/2023
Aktualitet

Eksperti: Shqiptarët dërgojnë deri në 3 mld paund drogë në vit në Angli

20/03/2023
Bota

SHBA “kushte” Kurtit: Të punojë me ne për Asosacionin

20/03/2023
Lifestyle

“Big Brother VIP Shkodra”, humoristët shkodranë sjellin reality-n në teatrin Migjeni

20/03/2023
Bota

Macron i mbijeton mocioneve të mosbesimit. Deputetët: Na prit në sheshe

20/03/2023
Politikë

Foto/Meta dhe Paloka shëtisin Jeruzalemin me biçikleta

20/03/2023
In Zoom

Qeverisë apo biznesit, shifrat e kujt të besojmë?

20/03/2023
Ekonomi

Qeveria do të shesë me ankand ndërtesat që do të konfiskojë. Paratë shkojnë në “fond të veçantë”

20/03/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In