Aplikacion
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar për komentet e ashpra që presidenti amerikan Donald Trump bëri ndaj homologut të tij ukrainas Volodymir Zelensky.
Scholz i ka quajtur këto komente shumë të gabura dhe të rrezikshme.
“Është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t’i mohosh Presidentit Zelensky legjitimitetin e tij demokratik,” tha Scholz sipas gazetës gjermane Spiegel.
“Ajo që është e saktë është se Zelenskyy është kreu i zgjedhur i shtetit të Ukrainës… Fakti që zgjedhje të rregullta nuk mund të mbahen në mes të luftës reflektohet në kushtetutën dhe ligjin zgjedhor të Ukrainës.”- ka shtuar Scholz.
Në deklaratën e fundit, kreu i Shtëpisë së Bardhë Trump ashpërsoi gjuhën ndaj presidentit Ukrainas Zelensky, duke e quajtur këtë të fundit një diktator të pazgjedhur, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tij.
