zoom

Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Levan–Tepelenë, plagosen 7 persona! Fëmija 2-vjeç në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Levan–Tepelenë mbrëmjen e sotme.

Nga përplasja e dy makinave raportohet se janë plagosur 7 persona, mes të cilëve 4 fëmijë të mitur dhe një 18-vjeçar.

Një 2-vjeçar mësohet se është në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.

Dy persona të tjerë pritet të mbërrijnë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem rreth orës 19:50.

Siç shihet edhe në foto makinat janë shkatërruar nga përplasja, ndërsa në vendngjarje ka shkuar policia për të hetuar ngjarjen dhe zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë”

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.