zoom

Aktualitet

Përplasen dy makina dhe një kamion tek kthesa e Rinasit, humb jetën 32-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës.

Raportohet se janë përplasur dy automjete dhe një kamion, ku për për pasojë ka ndërruar jetë një 32-vjeçar.

Viktima me iniciale G.R., është drejtuesi i makinës tip Skoda, ndërsa 3 pasagjerët në mjet kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i automjetit që drejtohej nga viktima.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe  automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.