Aplikacion
Burime zyrtare thanë se i riu ka përndjekur dhe më pas kanosur nëpërmjet telefonit një 38-vjeçare.
21-vjeçari, sipas policisë, ka kërcënuar 38-vjeçaren se do t’i publikonte disa foto intime.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi G. M., 21 vjeç, banues në Vlorë”, tha policia vendore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, teksa i riu e ka mohuar akuzën e ngritur.
Pas ngjarjes së dhibshme të Kamzës, ku 27-vjeçarja Sibela Abedini u vetëvra pasi i publikuan një foto intime në internet, femrat janë ndërgjegjësuar duke shtuar denoncimet në Polici, teksa janë kryer dhjetëra ndalime dhe procedime gjatë këtyre tre muajve. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë