zoom

Aktualitet

Përgjimet e SKY ECC, del përsëri Talo Çela! Lista e 23 emrave të arrestuar e kërkuar, 3 janë femra

Teksa operacioni i bujshëm i SPAK për dosjen voluminoze të përgjimeve të partnerëve evropianë të platformës së koduar SKY ECC, po vijon në Elbasan, zbardhen 23 nga emrat e të arrestuarve, të kërkuarve dhe të dyshuarve për aktivitet të grupit të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, vrasje dhe trafiqe. Në total janë mbi 35 fletë-arresti.

Bëhet fjalë për goditjen e të paktën 3 klaneve mafioze në qytet, ku mes tyre dallon emri i të shumëkërkuarit të dosjes “Plumbi i artë”, Talo Çela, i rrëfyer nga ish-miku i kthyer në armik i tij, i penduari Nuredin Dumani. Megjithë disa operacione të kryera më parë, policia ka dështuar në lokalizimin e Çelës, edhe pse besohet se jeton brenda vendit.

Por nuk rrinë pas edhe emrat e fisit Çopja, një tjetër grup kriminal me aktivitet jashtë vendit, kryesisht në Belgjikë dhe i përmendur vite më parë për përfshirje në vrasje mes Elbasanit dhe Belgjikës apo Italisë.

Gjithashtu ka dhe emra nga fisi Mema dhe 3 prej të arrestuarve janë femra. Një prej tyre gjyqtarja e Elbasanit, pajtime Fetahu, aq shumë e lakuar për vendimet skandaloze në shumë dosje të bujshme apo lirim personash të inkriminuar. Në listën e të arrestuarve edhe nëndrejtori i Burgut Bradashesh. Në total SPAK dhe GJKKO kanë lëshuar dhe miratuar mbi 35 fletë-arresti, që policia me FNSH dhe RENEA po i ekzekuton prej mbrëmjes së djeshme.

Lista e të arrestuarve dhe fletë-arresteve:

-Talo Çela

-Altin Kamami

-Rexhino Doci

-Arben Lamcja

-Arsen Mema

-Eljo Bitri

-Leam Rragami

-Elvis Daka alias Dragoviç

-Dorjan Dyli

-Matilda Hoxholli

-Denada Todi

-Flobenc Mecja

-Armis Stafa

-Maksim Koci

-Erzen Çopja

-Franc Çopja

-Hajdar Bako alias Çopja

-Mikael Qosja

-Maetin Musaj

-Guri Biba

-Pajtime Fetahu

-Renato Masuku

-Leonardo Rragami