zoom

Aktualitet

Flakët në tragetin në Korfuz, 2 pasagjerë të bllokuar në zjarr, 10 raportohen të zhdukur

Trageti i linjës Greqi-Itali, ‘Euroferry Olympia’ është përfshirë nga flakët rreth orës 04:30 mëngjesin e sotme. Raportohet se dy persona janë të bllokuar dhe janë në “luftë” me zjarrin, ndërsa 10 të tjerë janë të zhdukur. Mësohet se flakët kanë shpërthyer menjëherë pas nisjes nga porti grek ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Në bord ishin 239 pasagjerë ndërsa 51 ishin anëtarë të ekuipazhit. 279 persona janë evakuuar me tre varka drejt Korfuzit, ndërsa ende nuk dihet fati i 11 -të të tjerëve,
Lajmin e ka bërë me dije policia portuale greke, e cila ka kontaktuar rojet bregdetare italiane. Disa nga pasagjerët shprehen se flakët kanë nisur nga garazhet e tragetit, ndërsa disa të tjerë thonë se në garazhe ka pasur edhe shoferë kamionësh të cilët kanë qenë në gjumë.