zoom

Bota

Djegia e tragetit në Korfuz/ U gjet gjallë pas 3 ditësh, flet i mbijetuari: Kam dëgjuar zëra

Një nga të zhdukurit e tragetit Euroferry Olympia, që shpërtheu në flakë në Korfuz u gjet i gjallë mëngjesin e së dielës, duke rritur shpresat për të zhdukurit e tjerë.

I mbijetuari lituanez, i gjetur në skajin e Euroferry Olympia mund të shihet në foton e mëposhtme teksa zbret shkallët e anijes, ku oficerët dhe ekipet e shpëtimit e presin për t’i dhënë ndihmën e parë.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Kiryl Kirylenka, drejtues i kamionit me numër regjistrimi LOU 338. Ky i fundit u shpreh:

“Kam dëgjuar zëra të tjerë.”

Autoritetet besojnë se gjatë ditës ka një probabilitet të lartë për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur, pasi sipas informacioneve të Newsbomb.gr ka pasur një pikë në anije, ku mund të merrnin frymë.

Pasagjeri lituanez dyshohet se është ngjitur vetëm në kuvertë dhe prej andej ekuipazhet e kanë zbritur.