zoom

Aktualitet

13 persona të zhdukur nga djegia e tragetit në brigjet shqiptare

 

 

 

Vijon të jetë ende e paqartë situata me tragetin e linjës Igumenicë-Brindizi, i cili mori flakë pak pas mesnatës.

Kjo pasi mediat ndërkombëtare raportojnë shifra të ndryshme të personave të zhdukur.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA numri i të zhdukurve si pasojë e zjarrit që ra në anije është 13.

Ndërkohë media ndërkombëtare Euroneës raporton se numri i personave të zhdukur është 11, ndërkohë që 2 të tjerë mendohet se janë të bllokuar në kamionët që gjenden brenda në target.

Besohet se në bord ishin 237 pasagjere.