zoom

Aktualitet

Përfshihet nga flakët automjeti, digjen edhe dy makina të parkuara pranë tij

Përfshihet nga flakët automjeti, digjen edhe dy makina të parkuara pranë tij

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Kukës, duke shkaktuar edhe dëme në dy mjete të tjera të parkuara pranë tij.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në lagjen nr. 5, ku është djegur plotësisht një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës. Si pasojë e flakëve, janë dëmtuar pjesërisht edhe dy automjete të tjera që ndodheshin në afërsi.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.