zoom

Aktualitet

Përdhunoi dy herë 12-vjeçaren shqiptare, dënohet me burg afgani

Një azilkërkues afgan është dënuar me burg pasi përdhunoi dy herë një 12-vjeçare shqiptare, raporton Daily Mail.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një hotel azilantësh në Angli.

12-vjeçarja vulnerabël u përdhunua nga 25-vjeçari Sakhdid Ahadi, i cili vazhdonte të mashtronte për moshën e tij.

Gjykata e dënoi atë me 12 vite burg.

Ahadi kishte kërkuar azil në Britani me pretendimin se ishte qëlluar nga talibanët kur kishte refuzuar të rekrutohej në ushtri. Sipas tij, talibanët i kishin vrarë edhe babain.