zoom

Stil

Për herë të parë një shqiptare në kopertinën e “Forbes”, zgjidhet Alketa Vejsiu

Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu ka bërë realitet ëndrrën e saj duke u paraqitur në kopertinën e revistës prestigjiozes “Forbes” për edicionin e Mbretërisë së Bashkuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram, ndërsa mes emocionesh tha që ndihet shumë krenare që është shqiptare.

Nga ana tjetër Akleta tregoi se ëndrra e saj është bërë realitet edhe pse Shqipëria është një vend kaq i vogël pritshmëritë janë shumë të mëdha.

Në postimin e bërë moderatorja premtoi që ajo do të “vazhdojë të numërojë yje më shumë se dollarët”, duke treguar se vlerëson më shumë vlerat dhe karrierën sesa paratë si vlera monetare.

“Jam vërtetë e lumtur që jam në ‘Forbes UK’. Personazhet në galeri i përkasin botes së madhe, arritjeve të mëdha, impakteve të jashtëzakonshme që mund të kenë në botë përmes zërit, dhe platformave të tyre. Unë në të thjeshtën time jam e kënaqur dhe krenare që jam shqiptare, mund të jemi vend i vogël por ëndrrat i kemi pasur gjithmonë të mëdha. Jam ndjerë gjithmonë ‘një qytetare e botës’ dhe me krenari kam treguar gjithmonë pashaporten shqiptare. Do vazhdoj të numëroj yje më shumë se dollarët.”– ka shkruar Alketa.