zoom

Aktualitet

PD reagon për dëgjesën për inceneratorët: Zoto, Gugallja dhe Mërtiri kanë përfituar pagesa të mëdha

Teksa Komisioni Hetimor për Inveneratorët po merr në pyetje dy administratorë për këtë çështje, vjen një reagim nga Partia Demokratike.

Kjo e fundit ka parashtruar disa nga ato që i cilëson fakte për aferën 430 milionë euroshe

REAGIMI I PD
Dëgjesat e ditës së parë konfirmojnë përpara shqiptarëve vjedhjen kriminale, prej 430 milionë eurosh, në të cilën është përfshirë gjithë qeveria.

Ja çfarë u vërtetua në seancën e parë:
•Pagesat për inceneratorin e Tiranës kanë filluar 2 vjet para se të nisin punimet;
•Incenerimi nuk ka nisur, por prej 2018-ës qytetarët paguajnë 29 euro/ton;

•850 mijë euro të faturuara për udhëtime në mes të pandemisë;
•10 milionë lekë në muaj janë paguar për Edmond Bllako, babai i deputetit socialist Alqi Bllako;
•Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri kanë përfituar pagesa të mëdha edhe nëpërmjet kompanive të tyre për konsulencë, në kundërshtim me ligjin;
•Administratori i incenerarorit të Fierit A. Myrtezani dëshmoi se nuk e ka marrë kurrë pagën e deklaruar në tatime prej 9 milionë lekë në muaj.