zoom

Bota

Pavarësisht humbjes së zgjedhjeve për PE, Macron njofton se nuk do dorëhiqet

Pavarësisht humbjes së zgjedhjeve për PE, Macron njofton se nuk do dorëhiqet

Presidenti francez Emmanuel Macron ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve europiane dhe dështimit që pësoi partia e tij.

Pas humbjes ai vendosi të shpallte zgjedhjet e parakohshme në vend, duke shpërndarë edhe Parlamentin.

Presidenti francez u pyet se çfarë do të bëjë nëse Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN), në rast fitoreje elektorale, kërkon dorëheqjen e tij.

“Nuk është RN që përcakton Kushtetutën, as fryma e saj. Institucionet janë të qarta, qëndrimi i presidentit po ashtu, cilido qoftë rezultati”, tha ai. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura