zoom

Të gjitha

Pasi i uroi jetë të lumtur, Semi “hakmerret” ndaj Donaldit

Semi Jaupaj krijoi një shoqëri edhe më të fortë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me Donald Veshajn, që ka qenë i lidhur me mikeshën e saj më të mirë.

Por tani që gjërat kanë ndryshuar, Semi duket shumë e zhgënjyer nga aktori i humorit, i cili në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka nisur një romancë dashurie me Beatrix Ramosajn.

Pasi gjatë spektaklit të së martës nuk iu dha fjala që t’i thoshte diçka Donaldit, ajo para se të largohej nga studio e madhe tha:

“Thjesht doja t’i thosha diçka. Jetë të lumtur, por dua të më kthejë delen”.

Lodrën e saj prej pellushi ia la aktorit të humorit para se të linte përfundimisht shtëpinë, madje Donaldi herë pas here shfaqet teksa e mban në dorë.

Por pas gjithë këtyre skenave, Semi nuk e ndjek më Donaldin në rrjetin social “Instagram”.