zoom

Bota

Pasi fitoi Eurovizionin, këngëtari ukrainas niset për në frontin e luftës

Këngëtari i ‘Kalush Orchestra’, i cili fitoi mbrëmë bashkë me grupin e tij Eurovizionin, i ka dhuruar puthjen e lamtumirës të dashurës së tij për t’iu bashkuar vijës së parë në luftën e vazhdueshme të Ukrainës kundër Rusisë.

Oleg Psiuk, drejtuesi i grupit popullor-rap, u fotografua duke përqafuar të dashurën e tij Oleksandra jashtë hotelit të tij në Torino, Itali ditën e sotme, ndërsa ai u largua për të mbrojtur Ukrainën nga presidenti Vladimir Putin.

I veshur me kapelën e tij rozë dhe me një çantë shpine, gjërat e Psiuk u vendosën në një taksi gati për t’u nisur për në aeroport.

Mbrëmë, presidenti Zelensky u zotua të mbajë Eurovizionin në Mariupol vitin e ardhshëm, pasi një mbëshetjeje të madhe nga publiku evropian i cili e shtyu Ukrainën drejt fitores.

Vendi i shkatërruar nga lufta përfundoi me 631 pikë, ndërsa Britania e Madhe përfundoi e dyta me 466 pikë. Spanja përfundoi e treta me 459, ndërsa Suedia e katërta me 438.