zoom

Aktualitet

Pas TIMS-it, eksperti i kriminalistikës paralajmëron një tjetër skandal në Policinë e Shtetit

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka paralajmëruar një skandal tjetër në Policinë e Shtetit.

Me anë të një statusi në Facebook, Karamuço njofton se do ketë një dosje për shpërdorimin e detyrës në dhënien e gradave në polici.

Reagimi i Ervin Karamuços:

Pas ngjarjes së shëmtuar të vjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS, një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë për Policinë e Shtetit.

Shpërdorimi i detyrës në dhënien e gradave, do jetë një tjetër dosje prokurorie…

Pak ditë më parë, drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u pezullua nga detyra dhe u vu në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, të Policisë së Shtetit.

Hetimi ndaj Muçës ka filluar bazuar në referimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2023, lidhur me kopjimin e paligjshëm të të dhënave të sistemit TIMS.