zoom

Aktualitet

Pas Korçës, tronditet edhe Kruja/ Qëllohet me armë ndaj tregtarit të makinave (EMRI)

Pas krimit të rëndë që u regjistrua në Korçë, ku dy persona mbetën të vrarë, të shtëna me armë zjarri u shënuan edhe në Krujë.

Policia raportoi se në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., plagosi me armë shtetasin Artan Goga, 57 vjeç.

Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

I plagosuri Artan Goga është banor i qytetit dhe punon si tregtar makinash.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.