Aplikacion
Përshkallëzohen tensionet te protesta, hidhen gurë, sende të forta, molotov dhe flakadanë.
Protestuesit kanë hedhur molotov dhe flakadanë drejt hyrjes së bashkisë, duke bërë që të krijohet një zjarr i fuqishëm në hyrje të derës, muret dhe gjithçka përreth.
Flakët kanë përfshirë thuajse të gjithë fasadën hyrëse të bashkisë. Kanë qenë forcat e policisë që kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin.
Turma nuk përmbahet dhe vijon goditjet ndaj godinës, teksa rrezikohen edhe efektivët. Më herët ishte goditur me mollë, portokalle, zarzavate dhe deri një moment qytetarët qëlluan edhe me vezë në drejtim të Bashkisë së Tiranës, atje ku po mbahet protesta e radhës nga opozita. /ZOOM.AL/
Policia, tjetër version për vrasjen e Martin Canit: E goditi dhe shtriu për tokë vrasësin e tij