zoom

Të gjitha

Pas distancimit nga muzika, Tuna pozicionohet në rolin e opinionistes në “Big Brother VIP”

Tuna ka kohë që është distancuar pak nga paraqitjet publike.

Projektet i ka më të rralla sa për të plotësuar kërkesat e fansave të saj.

Artistja nga Maqedonia e cila është nënë e dy fëmijëve po rikthehet në ekran por jo si këngëtare.

Flitet se  Altuna do të jetë opinionistja më e re e ‘Big Brother Vip Kosova’ që pritet të fillojë në fund të tetorit apo në fillim të muajit nëntor.

Përndryshe, afër saj në gjykimin e lojës së banorëve do të jetë edhe gazetari i njohur nga Shqipëria, Olti Curri.