Aplikacion
Por si nisi gjithçka? Moderatorja Fjoralba Ponari surprizoi ditën e djeshme fermerët e Ferma VIP.
Gjatë vizitës ajo bëri biseda të ndryshme me fermerët. Në bisedë me Çiljetën u rikthye diskutimi rreth Florit, ku sërish këngëtarja theksoi se sjellja e tij me Robertin i është dukur servilizëm.
“Mendova se Flori do ishte më ndryshe kur erdhi nga Aramerasi. Por qëndrimi që ka mbajtur ndaj nesh, gjatë ardhjes së Robertit më është dukur shumë servil, i qëndroj asaj që kam thënë. Ka jetuar 70 e ca ditë me ne. Mendoj që personaliteti vlen më shumë se çdo gjë tjetër,”- ishte deklarata e Çiljetës që duket se nuk është pritur aspak mirë nga partnerja e Florit.
“Harrove krushkën moj, apo se quan servilizëm atë ti se ashtu të leverdis! E ule veten tani në fund, turp për ty!”- shkroi partnerja e Florit, ku me krushkën i referohet Elsa Lilës.
Masa ndaj dy gazetarëve Hoxha e Qyno, gazetari nga Kosova: Duhet të flasim për mëkatet tona