zoom

Slider

Partizani u heq shoferin personal, dy lojtarët udhëtojnë drejt stërvitjes

Saliu Sembene dhe Maget Gueje vijojnë të jetë një telash për Partizanin.

SEMBENE

Në fakt të dy kërkojnë largimin me ngulm, por është klubi që i mban me pahir, megjithëse ata zgjedhin të mos stërviten normalisht dhe nuk janë të gatshëm për trajnerin Kolela.

Prej disa ditësh klubi ka vendosur t’i dërgojë të stërviten me ekipin U-21 dy senegalezët.

Për pak ditë, dy të rinjtë nuk u transportuan nga klubi në stërvitje, por më pas klubi ua siguroi lëvizjen për shkak se të dy e kanë të parashikuar në kontratë se transporti për në stërvitje është detyrë e klubit.

Një nga punonjësit e Partizanit u angazhua fillimisht për të transportuar mesfushorin dhe mbrojtësin nga hoteli ku janë të vendosur, për në kompleksin e klubit në zonën e Tufinës.

MAGUETE GUEJE

Gjithsesi, ditën e djeshme situata ka ndryshuar.

Kjo detyrë i është deleguar trajnerit të ekipit U21, Gerd Haxhiut.

Duke u nisur nga kjo lëvizje e klubit, dy lojtarët kanë udhëtuar në këmbë për rreth 7.5 kilometra, saç është distanca mes hotelit dhe kompleksit.

“Lufta e ftohtë” mes palëve vijon prej disa javësh, me klubin që këmbëngul në respektimin e kontratës së dy lojtarëve deri në verën e vitit 2025.

Gjithsesi, në këto kushte gjithçka duket thuajse e pamundur.