zoom

Sport

Partizani fton tifozët në “shtëpinë” e re: Ejani ta kthejmë në festë

Stadiumi i ri i Partizanit është gati për të mirëpritur tifozët.

Klubi ka postuar një njoftim në rrjetet sociale ku njoftojnë se në datë 2 tetor do të bëhet inagurimi i stadiumit.

Në këtë datë të kuqtë do të luajnë ndeshjen e parë përballë Orikut që është e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

“Me pëlqimin e të dy palëve FK Partizani dhe KF Oriku kanë rënë dakort që ndeshja e parë e Kupës së Shqipërisë të zhvillohet në stadiumin “Partizani”. Ndeshja do të zhvillohet ditën e mërkurë (28|09|2022), në orën 15:00. Skuadra jonë për herë të parë do të zhvillojë një ndeshje zyrtare në stadiumin e ri. Vendosja e xhamave është drejt përfundimit,ndërkohë që këto ditë priten të mbërrijnë dhe pankinat, ndërsa çdo gjë tjetër ka përfunduar. Prandaj të dashur tifozë, tani s’e besoj të kemi justifikime jo po nuk kemi stadiumin tonë, jo po është ndeshje kupe etj. Të mërkurën të gjithë në stadium për inagurimin e stadiumit të ri në një ndeshje zyrtare dhe të përgatitemi në prag të derbit e cila do të luhet me 2 Tetor”, ka njoftuar klubi Partizani. /zoom.al/