zoom

Aktualitet

Parashikimi i motit për nesër, ja ku do të ketë reshje shiu

Parashikimi i motit për nesër, ja ku do të ketë reshje shiu

Gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, në territorin e Shqipërisë priten reshje të dobëta, që në disa zona mund të arrijnë deri në intensitet mesatar.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, më të theksuara reshjet dhe shtrëngatat e shkurtra do të jenë në qarkun e Shkodrës, ndërsa në qarqet e tjera parashikohen reshje më të lehta dhe të izoluara.

Të martën, temperaturat pritet të luhaten si më poshtë:

  • Në zonat bregdetare: 17°C deri në 23°C
  • Në ultësirën perëndimore: 14°C deri në 25°C
  • Në zonat malore: 10°C deri në 18°C

Sot pasdite era do të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet të forcohet, duke arritur shpejtësi mesatare deri të lartë në disa zona./ Zoom.al

Postime të lidhura