Aplikacion
Ditën e enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira që do të alternohen gjatë gjithë ditës.
Sipas parashikimeve, vranësirat do të jenë më të dendura kryesisht në zonat qendrore dhe jugore të vendit, ku në orët e para të mëngjesit priten edhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët.
Gjatë pjesës së dytë të ditës reshjet do të mbeten lokale dhe të dobëta, kryesisht në zonat malore lindore, ku nuk përjashtohen edhe shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 14 metra në sekondë.
Temperaturat parashikohen të mbeten relativisht të qëndrueshme./ Zoom.al
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

