zoom

Slider

Parashikimet famëkeqe të Baba Vangës/ Ja dy prej tyre që janë plotësuar në 2022-shin

Legjendarja Baba Vanga njihet për disa parashikime të pabesueshme që ajo ka bërë dhe duket se dy prej tyre tashmë janë realizuar.

Vanga ka fituar famë të përafërt me Nostradamusin, për parashikimet e saj famëkeqe, lidhur me atë që do të ndodhë në të ardhmen. Duket se disa po ndodhin tanimë në mbarë botën, shkruan Daily Star.

Për vitin 2022 ajo parashikoi se disa vende aziatike dhe Australia do të goditeshin nga përmbytjet intensive. Disa pjesë të Australisë u përmbytën me shi të fortë në fillim të këtij viti, përmbytje që shkaktuan evakuime masive.

Baba Vanga sugjeroi gjithashtu se qytetet do të goditeshin nga mungesa e ujit si rezultat i thatësirës. Kjo po ndodh edhe në Evropë për momentin. Portugalia u ka kërkuar qytetarëve të saj të kufizojnë përdorimin e ujit dhe Italia aktualisht po kalon thatësirën më të keqe që nga vitet 1950.

Ajo deri më tani ka parandjerë saktë dy nga disa parashikimet për vitin 2022. Baba tha se ky vit do të sjellë gjithashtu një virus të ri vdekjeprurës nga Siberia, një pushtim alienësh, një pushtim të karkalecave dhe një rritje të përdorimit të realitetit virtual.

Vanga ka lindur në vitin 1911 dhe përkundër faktit se u nda nga jeta në vitin 1996, ajo vazhdon të jetë kryefjala çdo vit me profecitë nga përtej varrit. Kur ishte ende gjallë, Vanga foli për jetën e saj, për të cilën ajo tha se kishte ndryshuar plotësisht si fëmijë, kur, nga askund, një tornado dyshohet se e ngriti nga toka, duke e çuar në një vend të largët. Ajo u gjet pas një kërkimi të gjatë, me dëshmitarë që e përshkruan atë si shumë të frikësuar dhe sytë e saj ishin të mbuluar me rërë dhe pluhur.

Meqenëse familja e saj kishte para të mjaftueshme vetëm për një operacion të pjesshëm, Vanga humbi shikimin – megjithatë, ajo fitoi fuqinë për të parë të ardhmen, të paktën sipas dëshmisë së saj./Zoom.al