Aplikacion
Parlamenti i Bosnjës dhe Hercegovinës u detyrua të ndërpresë seancën e Dhomës së Popullit të Federatës për një arsye krejt të pazakontë.
Para fillimit të seancës, deputetët vunë re një gjarpër të vogël që po zvarritej në dyshemenë e sallës, duke shkaktuar panik dhe largimin e menjëhershëm të tyre.
Një nga punonjësit e shërbimit teknik e kapi gjarprin me një leckë dhe e nxori jashtë sallës. Më vonë u konstatua se bëhej fjalë për një gjarpër lumi jo-helmues, që ndoshta kishte hyrë përmes vrimave të ventilimit, pasi salla është në nivel me shtratin e lumit Miljacka, habitati natyror i këtij zvarraniku.
Kryetari i Parlamentit, Tomislav Martinović, vendosi shtyrjen e seancës derisa ambientet të inspektoheshin dhe të siguroheshin kushtet për punën e sigurt të deputetëve./ Zoom.al