zoom

Lajme

Pamjet/ Drogë dhe orgji – Brenda festave “të bardha” të reperit Diddy

Një shpërndarës droge mbeti i shokuar nga Sean “Diddy” Combs dhe festat e tij të çmendura ku pa dy persona të famshëm duke kryer marrëdhënie me njëri-tjetrin.
Shpërndarësi tha se Diddy i hapi atij derën i veshur vetëm me një peshqir dhe e futi në vilën e tij në Hampton për të bërë pazarin e kokainës.

“Po ndodhnin gjëra mjaft të çuditshme. Djem të famshëm që kryenin marrëdhënie me njëri-tjetrin. Aty kishte dhoma të fshehta, si një vend i shenjtë.

P Diddy i fotografuar në një nga festat në vilën e tij. Ai po mbahet në burg teksa i është refuzuar lirimi me kusht për 50 mln dollarë.
Ilustrim grafik i reperit gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën e Manhatanit më 18 shtator 2024.
Diddy duke hedhur shampanjë mbi dy gra pothuajse të zhveshura në një nga festat e tij në vitin 1998.

“Pashë njerëz që nuk e beson kurrë se do të bënin gjëra të tilla, reperë, kjo më shokoi më shumë”, tha shitësi për The Post. “Unë nuk do i them emrat e tyre por unë e humba menjëherë respektin që kisha për to dhe nuk mund t’i marr më seriozisht”.

Ai shtoi se djemtë dhe vajzat e famshme që ishin në festë ishin të droguar me ketaminë dhe GHB, lloj anti-depresanti.

Vila e Diddyt në Hampton, ku kanë ndodhur ngjarjet shokuese.
Leonardo DiCaprio ishte një nga të ftuarit e Diddyt në festën e tij.
Diddy me Paris Hilton dhe Kim Kardashian gjatë një feste në vilën e tij.
Nga e majta, Howard Stern, Kelly Osbourne, Beth Ostrosky, ish-gruaja e ndjerë e Diddyt në “Festën e Bardhë”

Vila gjigande e Diddy-t në Hampton është skena ku kanë ndodhur shumë shthurje midis reperevëe e këngëtarëve të profilit të lartë të cilët drogoheshin dhe kryenin marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin.

Shtëpia e Diddy njihet për eventin e “Festave të Bardha”, që ishin një magnet për VIP-at në vitet 2000. Jay Z, Leonardo DiCaprio, Mariah Carey etj janë ndër emrat që vizitonin shpesh festat e reperit që është tashmë nën arrest.

Sipas padisë federale kundër Diddy-t, festat e shthurura përmbanin performanca seksuale të organizuara dhe menaxhuara nga vetë Diddy dhe shpesh herë ai i regjistronte ato në video dhe masturbonte ndërkohë.

Mariah Carey dhe Diddy në një nga festat në vilë, 2007

Diddy tha se është i pafajshëm, por ai vazhdon të mbahet në burgun e Manhatan deri në gjyqin e ardhshëm. Lirimi me kusht i është mohuar dy herë.

Aktakuza flet për kontroll të plotë të Combs ndaj viktimave të tij me dhunë fizike, premtime për ngjitje në karrierë, mbështetje financiare dhe forma të tjera, përfshirë drogimin e tyre.

Reperi është akuzuar nga shumë persona për dhunë seksuale, përfshirë ish-partneren e tij Cassie Ventura.

Padia e saj pretendonte se Combs e futi këngëtaren në “mënyrën e tij të jetesës, me ritme të shpejta dhe të mbushura me drogë” jo shumë kohë pasi ajo e takoi atë, dhe e firmosi atë në kompaninë e tij në 2005 kur ajo ishte vetëm 19 vjeç dhe ai ishte 37.

Ventura tha se modeli i abuzimit filloi sapo filloi lidhja e tyre dhe se, ndërsa ajo po përpiqej t’i jepte fund në 2018, ai u fut me forcë në shtëpinë e saj në Los Angeles dhe e përdhunoi.

Më 17 maj, pamjet e vëzhgimit të marra nga CNN treguan një incident që dukej se vërtetonte pjesë të padisw së Venturës. Videoja nga marsi 2016 tregoi Combs duke e ndjekur atë nëpër korridorin e një hoteli në Los Anxhelos dhe duke vazhduar ta godiste me grusht dhe shkelm jashtë një ashensori.

Diddy mohoi të gjitha akuzat.

Diddy dhe Cassie në ceremoninë e Met Gala 2017.

Producenti Rodney “Lil’ Rod” Jones, është një ndër paditësit po ashtu, i cili ka shprehur se Diddy e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka detyruar të kryejë performanca seksuale.

Ai tha se kishte prova video dhe audio të Combs, stafit të tij dhe të tjerëve “të përfshirë në aktivitete serioze të paligjshme”. Padia identifikoi ish të dashurën e reperit 50 Cent dhe nënën e një prej fëmijëve të tij, Daphne Joy, si një nga punonjëset e dyshuara të seksit.

Padia pretendon gjithashtu se Combs organizonte rregullisht “festa të trafikimit seksual” me vajza të mitura dhe droga të paligjshme, dhe nënkupton se drejtuesit e kompanive diskografike përfituan financiarisht nga aksesi tek të famshëm dhe personalitete, duke përfshirë princin britanik Harry.

Princi Harry nuk akuzohet për ndonjë krim.

Avokatët e tij kanë mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat për reperin. /NewYorkPostIndependent