zoom

Bota

Pamje të rënda/ Kandidati për president qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

Pamje të rënda/ Kandidati për president qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

Një kandidat për president në Kolumbi është qëlluar tri herë me armë zjarri, gjatë mittingu në kryeqytetin Bogota.

Miguel Uribe Turbay, 39 vjeç u qëllua me dy plumba në kokë, ndërsa po u drejtohej disa njerëzve në një park të shtunën.

Policia ka arrestuar një të dyshuar në vendin e ngjarjes, sipas mediave lokale.

Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, i kërkoi kombit të lutet për jetën e tij.

“Miguel po lufton aktualisht për jetën e tij,” tha ajo.

Partia Centro Democratico e Uribes e dënoi sulmin, duke thënë se vuri në rrezik “demokracinë dhe lirinë në Kolumbi.”/ Zoom.al