Aplikacion
Disa ekipe kërkim shpëtimi u aktivizuan nga autoritetet që prej marrjes së sinjaleve të para në orët e paradites.
Përplasja u njoftua pak para orës 11:00 të mëngjesit, ndërsa raportohet se ka pasur një numër të madh njerëzish që kanë braktisur anijet pas përplasjes rreth 13 milje nga bregu.
Pamjet e zjarrit nga mesi i detit të Veriut kanë bërë xhiron e rrjetit.
32 persona janë nxjerr në breg, tha Martyn Boyers, shefi ekzekutiv i Portit të Grimsby East. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet e mirë përveç njërit që po merr ndihmë mjekësore.
Paraprakisht nuk ka indicie që përplasja të ketë lidhje me ndonje sulm dashakeqës megjithatë hetimet për zbardhje vijojnë.
Nuk ka armëpushim! Pas telefonatës Trump-Putin, Rusia dhe Ukraina bombardojnë njëra-tjetrën