zoom

Bota

Kërcënon Pakistani, del krah iranianëve: Bombë nukleare mbi Izrael nëse sulmohet Irani

Kërcënon Pakistani, del krah iranianëve: Bombë nukleare mbi Izrael nëse sulmohet Irani

Pakistani ka kërcënuar të hedhë një bombë bërthamore mbi Izraelin nëse Benjamin Netanyahu përdor armë bërthamore kundër Iranit, sipas një oficeri të lartë iranian.

Gjenerali Mohsen Rezaee, një oficer i lartë në Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Iranit, tha në një intervistë: “Pakistani na ka siguruar se nëse Izraeli përdor një bombë bërthamore mbi Iranin, ata do ta sulmojnë Izraelin me një bombë bërthamore.”

Pakistani dhe Izraeli janë dy nga nëntë vendet që aktualisht posedojnë armë bërthamore, sipas ekspertëve.

Rezaee pretendoi se Pakistani është zotuar të “mbështesë Iranin” dhe i bëri thirrje botës islamike të bashkohet kundër Izraelit.

Sot, ministri i mbrojtjes i Pakistanit Khëaja Asif i mohoi pretendimet e Rezaee, duke thënë se: “Pakistani është nënshkrues i të gjitha disiplinave ndërkombëtare bërthamore; aftësia jonë bërthamore është në dobi të popullit tonë dhe mbrojtje kundër planeve armiqësore.”/ Zoom.al

Postime të lidhura