Aplikacion
Prokurorët kërkuan shpalljen fajtor dhe dënimin me 25 vite burg për “të fortin e Myslym Shyrit”, Gjergj Cukali.
Cukali akuzohet se është porositës i atentatit me minë të telekomanduar, në automjetin e biznesmenit Gjon Mena në Kamëz dy vite më parë, por që dështoi. Krimi kishte motive konfliktet e vjetra dhe larjet e hesapeve.
Ai dyshohet se organizoi gjithë skemën, ndërkohë që u zbulua nga një kushëri i cili do të ishte autor. Dëshmia e dy vëllezërve që u paguan për krimin në tentativë, zbardhi gjithçka.
Cukali ka qenë i arrestuar dhe dënuar për pengmarrje dhe drogë më parë, si dhe i dyshuar për vrasjen e një ish-polici në Selitë për hakmarrje, gjatë vitit 2020, por për të cilën s’u gjetën prova dhe u lirua. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë