zoom

Blog

“Pa shije. Pa mesazh. Pa ide të reja.”

Skulptori e ka vesh e ngjesh me rrypa si nen-oficer ne kohe zborri, rrypa qe nuk kuptohet perse jane; se mesa di atehere nuk kishte pistoleta. Dizarmoni dhe c’perpjestim mes rrypave te holle dhe parzmores metalike stermadhe. E ka zbrit nga kali, mendoja se do ta paraqiste si shtetar, mendimtar, por jo, e ka paraqitur si ushtar, prijesin e madh. Tamam, e ka zbrit nga kali. Nuk dihet perse ka nje pozicion trupor te ngrire, pa dinamike.

Nga kalores ne kembesor nga ata qe kishte me mijera neper Evrope ne fund te Mesjetes. Nuk kuptohet c’ben, pa levizje, ka ngulur syte me urrejtje diku, veshtrim qe fton per levizje, por nuk leviz, as mbrohet, as nuk sulmon. Thjesht rri. Kontradikte mes veshtrimit dhe ngrirjes se trupit. Pushim pas beteje? Po c’e do mburojen ne dore atehere? E mban sikur mban nje biciklete perdore.

Ah dora, gishtat te holle, si te nje zyrtari qe luftonte me stilokalem. Ne flagrance kontradikte me trupin dhe krahun e beshem. Duket si dore pingpongisti ne lojerat paraolimpike.

Nje ujk – dhelper i ngordhur varur ne qafe, si per ta cuar figuren ne ekstrem te nje skizofrenie identitetesh mes nje luftetari te lodhur, nje kaloresi ne pesimizem si Rob Roji, nje gjuetari, nje burokrati.
Nuk i shkon asgje shtatoreve dhe monumenteve ekzistuese. Asgje.

Pa shije. Pa mesazh. Pa ide te reja.

Mos thoshte se eshte Skenderbeu, nuk do me shkonte mendja te ai. Ne Kalabri do shkonte edhe nje Skenderbe dramatik qe le amanetet e fundit, psh.