zoom

Blog

Opozitarët e dh*erë!

ARTAN FUGA

Opozita në fakt mirë bëri që kritikoi politikën e qeverisë për ca rritje rrogash me thërrime që bëri për disa kategori të kufizuara socioprofesionale përpara zgjedhjeve.

Muhabet i gjatë. Nuk është aq e thjeshtë sa e bëjnë. Fundja vota në shkëmbim të shërbimeve është. Me jep të të jap. Ky është parimi. Do votën? Dua pagë, shërbime, rruge, etj.! Ka që duan pesë lekë më shumë. Pune e tyre. Ç’t’i bësh? Kur pala tjetër nuk më ofron asgjë, votën për një gjysmë televizori për shtëpi do ta shes. Bravo! Pragmatizëm i lëvdueshëm. Kjo duhet! Po, po, edhe për gjys televizori për shtëpi, e një gjys keci e jap votën! Ç’a do ti? A është blerje votuesish? Po, edhe ashtu quaje në daç!

Po votat i blen edhe me parapagim dhe me paspagim. Si në dyqan, ose te berberi, si në kafe etj. Atëherë kur u rritën rrogat në stratosferë për deputetllarët, opozitarët përse nuk bërtitën prapë: Ej, ky qeveritari po na blen! Na paska blerë me paspagim! Hiç o fare! Fut kuindicinën në xhep, ul kokën, mos bëzaj dhe ec nareeee!

Kanë gojë të shajnë varfanjaket që marrin ndonjë kacidhe në shkëmbim të votës. Bëni sikur opozitoni, në fakt po-pozitoni dhe pas zgjedhjeve, kur t’i fus në xhep votat, do t’ju rris pagat! Pse nuk protestojnë tani duke thënë: Qeveria na ka blerëëë! Poshtërsi! Përfitoi nga varfëria jonë dhe na bleu! Ka opozitarë që nuk blihen me lekë. Dakord! Por që ka gjoja opozitarë që janë të blerë, këtë duhet të jesh

gomar,

idiot,

maskara,

budalla,

horr,

plehrë

që në mos ta thuash, të paktëëëëëën, ta mendosh. Mjafton të shohësh veprimet e atyre, çfarë thonë, madje edhe grimasat në fytyrë, gjuhën e trupit dhe të fytyrës, budallaqet qe nxjerrin nga goja, kur dalin para kamerave, kupton që janë jo vetëm të blerëe, por edhe të ..dhjerë!