zoom

Të gjitha

“O na plasi…”/ Komentuesi i kthehet keq Einxhel Shkirës për festivalin “Sunny Hill”

Personazhet e njohur të ekranit kanë mijëra ndjekës, të cilët herë pas here i kritikojnë ato për fotot, videot apo deklaratat që bëjnë në rrjet. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe moderatores së njohur, Einxhel Shkira. Kjo e fundit ka reaguar së fundmi në lidhje me temën më të zjarrtë të momentit, zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.

Përmes disa statuseve në rrjetin social “Twitter”, Einxhel shprehet se kjo është një humbje e madhe për Kosovën, megjithëse është e lumtur që festivali do të zhvillohet në Tiranë.

Ajo madje u bëri thirrje organizatorëve se do të dëshironte që në “Sunny Hill” të promovoheshin artistët dhe Dj vendas, pasi sipas saj “ka ardhur koha të respektojmë njëri-tjetrin”. Në një status tjetër ajo shkroi: “Nëse nuk është PM dhe Dagz nuk vij”.

“O na plasi t*api po nuk erdhi ti”- i shkruan dikush Einxhel dhe ky koment nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e saj. Moderatorja i ka kthyer madje një përgjigje duke i shkruar: “Ty të daltë një lule në ball ishalla, por po flas për ata që nuk u plas jo për ty që të plas.”/L.K

/Zoom.al